Rritja e rasteve me covid, Raka thotë se nëse nuk zbatohen masat s’ka kush që e ndal

06.07.2020

Mikrobiologu Lul Raka, ka folur për numrin e madh të rasteve pozitive me COVID-19. I ftuar në “Frontal” të T7, Raka tha se një pjesë të madhe të fajit për përhapjen e virusit e kanë edhe qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat. Raka tha se nëse nuk zbatohen masat nga ana e qytetarëve, […]

Rritja e rasteve me covid, Raka thotë se nëse nuk zbatohen masat s’ka kush që e ndal Foto: Ilustrim

Mikrobiologu Lul Raka, ka folur për numrin e madh të rasteve pozitive me COVID-19. I ftuar në “Frontal” të T7, Raka tha se një pjesë të madhe të fajit për përhapjen e virusit e kanë edhe qytetarët të cilët nuk po i respektojnë masat.

Raka tha se nëse nuk zbatohen masat nga ana e qytetarëve, numri i rasteve do të rritet edhe më shumë.

“Nëse nuk zbatohen masat s’ka kush që e ndalë. Kemi dështuar për shumë arsye, secili e ka pjesën e vet të përgjegjësisë. Është problematike me njerëz që e konsiderojnë rrenë dhe nuk zbatojnë kurrfarë mase mbrojtëse. Të rinjtë që rrinë nëpër kafiteri, e marrin virusin aty dhe e çojnë në shtëpi te pleqtë. Nëse vazhdojmë qysh e kemi pasur qe një muaj, pa kurrfarë mase mbrojtëse nga popullata, pa mbikëqyrje nga shteti, do të rriten numrat”, ka thënë Raka.

Ai ka shtuar se nëse nuk respektohen masat, do të rritet numri i të infektuarve e automatikisht edhe numri i të hospitalizuarve dhe të vdekurve.