Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj thërret në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës

22.02.2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot do të mbajnë një takim me Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19. Siç njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë, takimi do të mbahet në ora 11:00. “Sot, nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit […]

Rritja e rasteve me COVID-19, Zemaj thërret në takim Komitetin për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Foto: Ilustrim

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot do të mbajnë një takim me Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

Siç njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë, takimi do të mbahet në ora 11:00.

“Sot, nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID 19”, bëhet e ditur në një njoftim për media të MSh-së.

Ky takim mbahet një ditë pasi vendi regjistroi 398 raste me COVID-19, shifër kjo më e larta për vitin 2021.