Rritja e rasteve me COVID-19, policia do të shtojë aktivitetet në bazë të ligjit për pandemi

14.10.2020

Pas takimit të sotëm që ka pasur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me kryeministrin Hoti, ministrin e Shëndetësisë Zemaj dhe inspektorë nga të gjitha nivelet lidhur me aktivitetet e përgjithshme në luftën kundër pandemisë COVID 19, ai gjithashtu ka mbajtur takim virtual me manaxhmentin e PK-së. Drejtori i Përgjithshëm Qalaj,  në […]

Rritja e rasteve me COVID-19, policia do të shtojë aktivitetet në bazë të ligjit për pandemi Foto: Ilustrim

Pas takimit të sotëm që ka pasur Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me kryeministrin Hoti, ministrin e Shëndetësisë Zemaj dhe inspektorë nga të gjitha nivelet lidhur me aktivitetet e përgjithshme në luftën kundër pandemisë COVID 19, ai gjithashtu ka mbajtur takim virtual me manaxhmentin e PK-së.

Drejtori i Përgjithshëm Qalaj,  në takim me drejtorët e departamenteve, divizioneve, drejtorët e Drejtorive Rajonale Policore (DRP) dhe me drejtorët e DRP-ve të kufirit, fillimisht ka njoftuar pjesëmarrësit lidhur me takimin që ka pasur sot, më pas ka përcjellë falënderimin e institucioneve të vendit rreth angazhimit të policisë në teren.

“Pastaj, Qalaj kërkoi angazhim të përgjithshëm të të gjithëve pa përjashtim, që të shtojnë aktivitete në zbatim të Ligjit anti-COVID 19. Drejtorët rajonal duhet të kenë më shumë angazhim në mbikëqyrje të aktiviteteve të secilit pjesëtarë të PK-së veç e veç, duhet dyfishuar aktivitetet policore në teren, pasi vetëm me angazhime të shtuara do të arrijmë të kemi më pak të prekur nga pandemia. Aktivitete policore në zbatim të Ligjit anti-COVID, duhet të jenë të pa kompromise dhe ndaj secilit që bije ndesh me ligjin, të merren masat e menjëhershme që parashihen, përfshirë shqiptimin e gjobave” thuhet në njoftim.

Gjithë të pranishmit në takim, e në veçanti drejtorët e DRP-ve, u zotuan se do të mbajnë lartë angazhimet e tyre në drejtim të shtimit të masave parandaluese në aspektin policor.

Policia e Kosovës, me këtë rast i bashkëngjitet apelit të përgjithshëm të institucioneve shëndetësore e qeveritare, që të gjithë pa përjashtim të kenë kujdes të shtuar ndaj përhapjes së pandemisë dhe të respektojnë ligjin dhe vendimet e institucioneve të vendit, përndryshe nga Policia e Kosovës do të ketë zero tolerime për shkelësit e ligjit.