Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, a do të ketë kufizime ndaj atyre që nuk vaksinohen?

  • 07.08.2021
Rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, a do të ketë kufizime ndaj atyre që nuk vaksinohen?

Ditët e fundit në vend janë shtuar rastet me koronavirus, ku vetëm dje për 24 orëshin e fundit janë regjistruar 271 raste të reja me koronavirus.

Xhevat Jakupi nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ditë më parë bëri të ditur se nga të dhënat e fundit del se varianti Delta i koronavirusit është mbizotërues në Kosovë.

Sipas tij, të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të izolanteve të fundit të koronavirusit janë të variantit Delta, raporton Telegrafi.


Një ditë më parë po ashtu u bë e ditur se varianti Delta nuk po kursen as fëmijët.

Vetëm në dy ditët e kaluara u tha se 47 fëmijë janë infektuar me coronavirus.

Gjendja e këtyre fëmijëve konsiderohet stabile, meqë shumica nga ta, sipas autoriteteve shëndetësore, janë duke u trajtuar në shtëpi.

Pas rritjes së rasteve të reja, ministri Vitia ka paralajmëruar masa për ata qytetarë që nuk marrin vaksinën antiCOVID-19.

Vitia të premten para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se tashmë ka vaksina të mjaftueshme, termine dhe vaksinat janë të sigurta dhe sipas tij nuk ka asnjë arsye për tu mos u vaksinuar.

“Nuk mund të lejojmë që qytetarët të pa vaksinuar, për shkak të neglizhencës të kenë liritë e njëjta me ata që janë vaksinuar”, tha Vitia.

Ai bëri të ditur se nga e hëna janë në takime intensive për rishikimin e masave të reja, e të cilat të gjitha do të jenë konform motivimit të qytetarëve për tu vaksinuar.

“Virusi Delta nuk po kursen tash as fëmijët. Janë shumë fëmijë të infektuar me valën e fundit dhe ky është një alarm për qytetarët që të jenë të ndërgjegjshëm”.

Sipas tij, me paraqitjen e variantit Delta është e qartë se çdo masë konvencionale nuk do të ketë suksesin që kanë pasur para variantit Delta dhe në këtë drejtim ka rritur në 290 ekipe të vaksinimit në mbarë Kosovën.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë