Rritja e rasteve me COVID-19, IKShKP bën thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura

01.07.2022

E kjo thirrje vjen pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë. “Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni.IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje […]

Rritja e rasteve me COVID-19, IKShKP bën thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura Foto: Young girl is wearing sterile face mask because of the new Coronavirus COVID-19. She is sitting on a bus. She is looking outside the window.

E kjo thirrje vjen pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë.

“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni.IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve edhe që të vaksinohen.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë ata që ende se kanë bërë këtë, kurse të tjerët me dozën e dytë dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19”.

“MSh dhe IKSHPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.