Rritja e rasteve me Coronavirus, mbyllet vendi prej sot nga ora 20:00 deri të hënën në ora 05:00

Rritja e rasteve me Coronavirus, mbyllet vendi prej sot nga ora 20:00 deri të hënën në ora 05:00

Ditëve të fundit në Kosovë numri i të infektuarve me COVID-19 ka shënuar një rritje të theksuar, e kjo rritje e vazhdueshme është shqetësuese.

Duke e parë këtë situatë, Komiteti për Vlerësimin dhe Koordinimin e situatës rreth COVID-19 ka propozuar një varg veprimesh për t’i mënjanuar kështu shifrat e larta të koronavirusit në vend.

Merret vendim që vendi të mbyllet nga sot, e premte nga ora 20:00 deri të hënën në ora 05:00.

Nga mbyllja përjashtohen furrat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, pompat e derivateve.

Më poshtë mund t’i lexoni pikat që janë propozuar nga Komiteti, ndërsa vendimi pritet të merret së shpejti:

1. Ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafenetë dhe të ngjashme) në tërë territorin e Republikës së Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e premte) deri më datë: 09/11/2020 (e hënë) në orën 05:00, përveç:

1.1 Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2 Institucioneve shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID-19 të (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal nga këta sektorë – shëndetësi, siguri dhe administratë shtetërore).

1.4 Operatorët ekonomikë dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit.

 2. Pezullohen paragrafët 7, 8, 11, 12, 13, 14, 20 e vendimit të Qeverisë 01/39 të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar dje se nga 1,617 testime pozitiv kanë rezultuar 661 pacientë, numër ky rekord deri më tani, në Komunën e Suharekës dje kanë rezultuar 5 raste të reja me Covid-19, shkruan SuharekaOnline.

RAPORTO