ot më 11 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 228 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren ku 28 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me covid-19.
Infektologu Valbon Krasniqi i ftuar në emisonin “Click” tregoi se a ka kaluar pandemia në Kosovë.
Krasniqi tha se vendi ishte duke shkuar drejt fundit të pandemisë, pasi që numri i të prekurve me koronavirus aktiv para një muaji ishte zbritur nën 200.
“Ne nuk do ta përjetojmë fillimin e pandemisë sa do që shifrat jnaë të larta tani më nuk jemi në fillim të pandemisë”, tha krasniqi.
Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve është si rezultat i relaksimit të përshpejtuar me zbutjen e masave të parapara për fazën e tretë.