Rritja e çmimit të derivateve, kryetari i naftëtarëve: Qytetarët po shërbehen me çmimet më të lira në rajon
Një gjë e tillë po pritet me shqetësim nga qytetarët e Kosovës. Ndonëse ka shënuar rritje çmimi i derivateve në vendin tonë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë se qytetarët e Kosovës po shërbehen me çmimet më të ulëta në rajon. Berjani ka theksuar se dizeli në Kosovës sillet nga 1.18 deri […]
Një gjë e tillë po pritet me shqetësim nga qytetarët e Kosovës.
Ndonëse ka shënuar rritje çmimi i derivateve në vendin tonë, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë se qytetarët e Kosovës po shërbehen me çmimet më të ulëta në rajon.
Berjani ka theksuar se dizeli në Kosovës sillet nga 1.18 deri në 1.26 cent, ndërsa benzina sillet nga 1.22 deri në 1.31 cent.
Po ashtu, ai ka shtuar se çmimin e përcakton BERZH-i si dhe organizata prodhuese OPEC.
“Kur ka reduktim të prodhimit atëherë çmimet rriten. Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonia Veriore e ka dizelin më të lirë shkaku që akcizën e ka më të lirë, 22 cent për litër, ndërsa benzinen e ka çmimin sikur te ne“, tha ai për IndeksOnline.
Çmimet në Shqipëri shkojnë, dizeli 1.50 cent ndërsa benzina 1.52 cent. Ai ka shtuar se ne jemi me çmime më lirë se Mali i Zi, Bosnja, Serbia dhe Shqipëria.