Rritja e çmimit për sigurimin e veturave, paralajmërohet protestë më 23 nëntor

15.11.2019

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ky vendim ka të bëjë me shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind dhe nga sot ka nisur të zbatohet prej kompanive të sigurimeve. Burime nga BQK, i kanë thënë KosovaPress-it se vendimi për shtrenjtimin e sigurimeve ka […]

Rritja e çmimit për sigurimin e veturave, paralajmërohet protestë më 23 nëntor Foto: Ilustrim

Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ky vendim ka të bëjë me shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26 për qind dhe nga sot ka nisur të zbatohet prej kompanive të sigurimeve.

Burime nga BQK, i kanë thënë KosovaPress-it se vendimi për shtrenjtimin e sigurimeve ka hyrë në fuqi sot.

Të pakënaqur nga vendim i BQK-së si shumë qytetarë është edhe një grup në Facebook të cilët kanë paraparë që të protestojnë më 23 nëntor ditë e shtunë.

“Ju bëjmë apel të gjithë personave, grupacioneve, bizneseve që sa më masivisht të dalim të shtunën me datën 23 nëntor në ora 16:00 para objektit të BQK. Protesta është organizuar nga grupi Speedomaniaks, dhe janë të ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në Francë derivatet janë rritur për 2 cent më shumë, të gjithë qytetarët janë organizuar që ta heqin atë vendim, kurse në shtetin tonë çmimet e sigurimeve janë rritur edhe me qindra euro.

Neve na takon të mos rrijmë duarkryq, përballë kësaj padrejtësie.

Merre veturën e hajde 🙂

Dita: e Shtunë
Data: 23 Nëntor
Ora: 16:00
Lokacioni: Rruga Luan Haradinaj, dhe rruga Garibaldi (te objekti i BQK-së)” thuhet në thirrjen e këtij grupi.