“Rritja e çmimeve mund të jetë stimulim për qytetarët që të dalin jashtë vendit”
Rritjet e tilla të çmimeve kanë ngjallur reagime dhe pakënaqësi të shumta nga ana e qytetarëve. Inspektorët e tregut së bashku me inspektorët e ATK-së janë “aktivizuar” duke bërë inspektime në shumë depo e markete, pompa të derivateve të naftës dhe kjo ka rezultuar me gjoba të shumta për biznese. Ndërkaq, rritjet e çmimeve të […]
Rritjet e tilla të çmimeve kanë ngjallur reagime dhe pakënaqësi të shumta nga ana e qytetarëve.
Inspektorët e tregut së bashku me inspektorët e ATK-së janë “aktivizuar” duke bërë inspektime në shumë depo e markete, pompa të derivateve të naftës dhe kjo ka rezultuar me gjoba të shumta për biznese.
Ndërkaq, rritjet e çmimeve të produkteve ushqimore nga njohësi i ekonomisë, Mustafë Kadriaj po shihet si stimulim që qytetarët të dalin jashtë vendit.
Ai ka thënë se në mënyrë që të parandalohet kjo, qeveria e vendit duhet që të ndërmarrë veprime shumëdimensionale duke kontrolluar çmimin, cilësinë si dhe për qytetarët të sigurohen paga të dinjitetshme.
“Vlerësoj se veprimi i institucioneve duke bastisur depotë e qendrave tregtare tregoi më së miri që ka sasi të mjaftueshme por bizneset e papërgjegjshme shfrytëzojnë këto momente për të përfituar në dem të qytetarit duke krijuar panik pra vetëm duhet shteti të tregojë dorën e fortë që të merr hapa në parandalimin e këtyre oligarkëve të papërgjegjshëm”, tha Mustafa për rtv21.
Sipas tij nëse nuk ndërmerren masa parandaluese atëherë qytetarët mund të shprehin revoltë gjithë popullore, e një gjë e tillë Mustafa deklaroi se nuk do të ishte mirë për shtetin pasi që do të ishte një hap prapa.