Rritet sërish çmimi i naftës, arrin shifra rekorde në Kosovë

05.05.2022

Sot një litër naftë në një nga pompat e derivateve në vend shitet për 1 euro e 73 cent, duke shënuar kështu çmim rekord. Çmimet e derivateve janë rritur ndjeshëm pas luftës në Ukrainë. Përkundër uljes së çmimeve në bursën ndërkombëtare, ajo në shumicën e rasteve nuk reflekton edhe në Kosovë. Partitë opozitare i kanë […]

Rritet sërish çmimi i naftës, arrin shifra rekorde në Kosovë Foto: Ilustrim

Sot një litër naftë në një nga pompat e derivateve në vend shitet për 1 euro e 73 cent, duke shënuar kështu çmim rekord.

Çmimet e derivateve janë rritur ndjeshëm pas luftës në Ukrainë.

Përkundër uljes së çmimeve në bursën ndërkombëtare, ajo në shumicën e rasteve nuk reflekton edhe në Kosovë.

Partitë opozitare i kanë kërkuar kryeministrit Kurti heqjen e akcizës për naftë për së paku disa muaj.

Në Shqipëri është protestuar kundër rritjes së çmimeve e veçanërisht të naftës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut këto çmime janë dukshëm më të lira. /Indeksonline/