Rritet pak numri i rasteve të reja me COVID-19, publikohet raporti i IKSHPK-së
- 25.12.2021
- 0 komente
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327.
Në total numri i rasteve aktive është 342.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.390 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.663.943 doza të vaksinës.
Deri më sot 780.024 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
#Covid-19#doza#IKSHPK#Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës#Ministria e Shëndetësisë#Raste Pozitive#Të shëruar#Vaksinimi kundër COVID-19
KOMENTE0
Leave a Reply