Rritet numri në mbi 150 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

23.06.2022

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19. Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 43 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona. Në 24 orët e fundit janë […]

Rritet numri në mbi 150 raste aktive me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, në Komunën e Suharekës nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme janë shënuar 43 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 8 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,140 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.094 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.