Rritet numri i të infektuarve me HIV/AIDS në Kosovë

30.11.2021

Shifra flet për rritje të rasteve krahasuar me vitin e kaluar, gjatë të cilit u regjistruan dy. Në vitin 2019, ndërkaq, u shënuan gjashtë raste të reja. AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda. Shefi i Repartit për HIV […]

Rritet numri i të infektuarve me HIV/AIDS në Kosovë Foto: Ilustrim

Shifra flet për rritje të rasteve krahasuar me vitin e kaluar, gjatë të cilit u regjistruan dy.

Në vitin 2019, ndërkaq, u shënuan gjashtë raste të reja.

AIDS-in e shkakton virusi HIV, i cili e dëmton sistemin imunitar të njeriut, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Shefi i Repartit për HIV brenda Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Murat Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se, aktualisht, të gjitha rastet me HIV pozitiv janë duke u trajtuar në kushte shtëpie, pasi, sipas tij, ato nuk kanë nevojë për hospitalizim.

“Në vitin 2021 i kemi tetë raste të reja. Me këto tetë raste të reja, i kemi diku 41 raste [me HIV] që i kemi për momentin nën trajtim”, thotë Mehmeti.

Numrin e rasteve të reja në këtë vit e konfirmon edhe shefja e Njësisë së HIV/AIDS-it në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Luljeta Gashi.

“Aq janë. Pra, tetë raste [të reja] ka Klinika Infektive”, thekson ajo./REL/