Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, shënohen 33 raste të reja

29.12.2021

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 33 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028. 29 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: […]

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, shënohen 33 raste të reja Foto: Ilustrim

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 33 raste të reja të infektuara me këtë virus. Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.

29 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.

Në total numri i rasteve aktive është 371.