Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 1,695 raste aktive

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 1,695 raste aktive
Eurolinda Zenelaj

21.10.2020 / Lajme

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 818 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 130 raste pozitive.

IKSHPK-ja gjithashtu bënë të ditur se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Gjilan), duke e arritur numrin total të viktimave në 657, shkruan SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 17.139 raste nga 81.704 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 71 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.695.

LEXO EDHE:  3 raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 689 në tërë Kosovën

Në Komunën e Suharekës gjatë 24 orëve të fundit IKSHPK ka identifikuar një rast të ri me COVID-19.

Ndërsa rastet tjera janë nga këto komuna: Prishtinë 52 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Podujevë 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan dhe Skenderaj.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit