Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 1,572 raste aktive

Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 1,572 raste aktive
Eurolinda Zenelaj

19.10.2020 / Lajme

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 869 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 137 raste pozitive.

Sipas statistikave të IKSHPK-së numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar ngritje, numri total i rasteve pozitive është 16,891 raste nga 80,058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa numri i rasteve aktive është 1,572, shkruan SuharekaOnline.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Spitali i Përgjithshëm, Prizren), duke e arritur numrin total të viktimave në 653.

LEXO EDHE:  Asnjë i vdekur dhe 2 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste.

Gjithashtu IKSHPK-ja brenda 24 orëve të fundit ka identifikuar një rast pozitiv me COVID-19, në Komunën e Suharekës, me vendbanim në fshatin Samadrexhë./SuharekaOnline/

RAPORTO