Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, 1,393 raste aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se brenda 24 ore në Kosovë nga 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive. 

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK), duke e arritur numrin total të viktimave në 652, shkruan SuharekaOnline.

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 .

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393.

Dje nga IKSHPK-ja është konfirmuar se në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste pozitive me COVID-19, një në fshatin Gjinoc dhe një në fshatin Leshan.

Nërsa rastet tjera janë nga këto komuna:  Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.