Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19, mbi 6 mijë raste aktive në Kosovë

20.02.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin janë konfirmuar 340 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 10 viktima, numër ky më i madh se në ditët e kaluara. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë […]

Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19, mbi 6 mijë raste aktive në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së premte në tërë vendin janë konfirmuar 340 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 10 viktima, numër ky më i madh se në ditët e kaluara.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së premte në Komunën e Suharekës janë identifikuar dy raste të reja me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 411 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 57.385 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.737.

Numri total i rasteve pozitive është 65.690 raste nga 280.071 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.568 raste të vdekjes.

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga këto komuna: Prishtinë 162 raste, Prizren 29 raste, Pejë 20 raste, Lipjan 18 raste, Mitrovicë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Deçan 10 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Vushtrri 10 raste, Gjakovë 8 raste, Graçanicë 7 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Shtime 4 raste, Viti 4 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Podujevë.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së premte ka njoftuar për kategorizimin e ri të komunave, ku është bërë e ditur se Komuna e Suharekës vazhdon të jetë në zonën e gjelbër.