Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19, afro 10 mijë raste aktive në Kosovë

09.03.2021

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në tërë vendin janë konfirmuar 587 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 6 viktima. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar […]

Rritet numri i rasteve pozitive me COVID-19, afro 10 mijë raste aktive në Kosovë Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës së hënë në tërë vendin janë konfirmuar 587 raste pozitive me COVID-19 dhe ka raportuar për 6 viktima.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së hënë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 10 raste të reja me COVID-19 dhe është raportuar për një të vdekur (70 vjeç), shkruan SuharekaOnline.

Gjithashtu, janë shëruar 212 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 62.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.782.

Numri total i rasteve pozitive është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.

Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga komunat: Prishtinë 203 raste, Prizren 45 raste, Gjilan 39 raste, Gjakovë 31 raste, Fushë-Kosovë 31 raste, Pejë 27 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 23 raste, Vushtrri 23 raste, Kamenicë 22 raste, Mitrovicë 16 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 14 raste, Viti 12 raste, Deçan 9 raste, Podujevë 7 raste, Malishevë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Istog 4 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me 1 rast komuna e Junikut.