Rritet numri i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës

03.11.2022

Buletini tremujor, TM3 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën. Në këto statistika përfshihen edhe shifrat e personave që kërkojnë punë në komunat e Kosovës. Sipas të […]

Rritet numri i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Buletini tremujor, TM3 2022, është ndër botimet më të veçanta dhe gjithëpërfshirëse të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Në këtë publikim përmblidhen shumë të dhëna të rëndësishme statistikore, në seri të ndryshme kohore, që kanë të bëjnë me Kosovën.

Në këto statistika përfshihen edhe shifrat e personave që kërkojnë punë në komunat e Kosovës.

Sipas të dhënave zyrtare, në Komunën e Suharekës gjatë muajit shtator të këtij viti kanë kërkuar punë 2.678 persona ku prej tyre 1.316 ishin femra dhe 1.362 meshkuj, shkruan SuharekaOnline.

Duke krahasuar me muajin korrik (2022) ku numri i personave që kanë kërkuar punë ka qenë 2.621 dhe muajin gusht (2022) ku kanë kërkuar punë 2.654 persona , gjatë muajit shtator të po të njëjtit vit bëhet e ditur se numri i punëkërkuesve në Komunën e Suharekës është rritur.

Muaji/VitiFemraMeshkujTotali
Korrik 2022128813332621
Gusht 2022130413502654
Shtator 2022131613622678
Numëri i punëkërkuesve TM3 2022

Ndryshe, sipas nenit 49 të Kushtetutës së Kosovës, në pikën 2 thuhet se secili person është i lirë të zgjedhë profesionin dhe vendin e punës.

Kjo e drejtë rregullohet edhe me ligjin e punës sipas të cilit ndalohet diskriminimi në mes të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik prejardhje kombëtare ose sociale, gjuhës anëtarësisë që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim apo profesion apo ngritje profesionale.