Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë, 649 sirianë hynë në mënyrë ilegale gjatë 2020-ës

06.02.2021

Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë, 649 sirianë hynë në mënyrë ilegale. Më shumë se 1 mijë e 409 persona, shumica prej tyre nga Siria, gjatë vitit 2020 kanë kërkuar azil në vendin tonë. Nga gjithsej 1 mijë e 409 persona që kanë hyrë në Kosovës, prej tyre 887 kanë hyrë në mënyrë ilegale, 20 […]

Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë, 649 sirianë hynë në mënyrë ilegale gjatë 2020-ës Foto: Ilustrim

Rritet numri i azilkërkuesve në Kosovë, 649 sirianë hynë në mënyrë ilegale.

Më shumë se 1 mijë e 409 persona, shumica prej tyre nga Siria, gjatë vitit 2020 kanë kërkuar azil në vendin tonë.

Nga gjithsej 1 mijë e 409 persona që kanë hyrë në Kosovës, prej tyre 887 kanë hyrë në mënyrë ilegale, 20 legalisht dhe 502 të tjerë nuk dihet se si kanë përfunduar në vendin tonë.

Institucionet e Kosovës thonë se kanë pranuar dhe kanë ofruar kushtet e nevojshme për të gjithë atë persona, të cilët kanë kërkuar të qëndrojnë në Kosovë.

Nga statistikat që lajmi.net ka marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, gjatë vitit të kaluar shihet se vetëm nga Siria kanë hyrë 649 persona, 45 prej tyre të moshës së mitur, ndërsa shumica kanë qenë nga mosha 18 deri në 34 vjeç.

Nga Maroko kanë hyrë 183, nga Palestina 121 ndërsa nga Iraku 119 persona.

Pika kufitarë që këta persona kalojnë për në Kosovë me e frekuentuar është ajo me Shqipërinë, ku nga kjo pikë në Kosovë kanë kaluar 1 mijë e 232 persona, ndërsa nga Serbia 99, nga pika me Maqedoninë e Veriut 46, më Malin e ZI një, nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” 15, ndërsa 16 të tjerë nuk dihet se nga kanë hyrë.

Gjatë viti 2020 koha mesatare e qëndrimit të një azilkërkuesi në Kosovë ka qenë 31 ditë deri në 34 ditë.

Sipas të dhënave nga ministria, azilkërkuesit kur duan të largohen nga Kosova, si destinacion i kanë vendet e Bashkimit Evropian.

Të dhënat gjatë periudhës janar-dhjetor 2020,tregojnë se në pikat kufitare janë kthyer 624 persona të ripranuar nga shtetet e ndryshme. Prej tyre me Forcë 511 dhe Vullnetarë të asistuar nga IOM 113 persona.