Rritet konsumimi i produkteve vendore dhe numri i të punësuarve

17.12.2018

Qeveria e Kosovës pasi vendosi taksë prej 100 për qindë për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pasur një ndikim të madhë tek konsumimi i produkteve vendore dhe tek numri i të punsuarëve e cila është në rritje. Një hulumtim lidhur me ndikimin e taksës 100% është bërë nga […]

Rritet konsumimi i produkteve vendore dhe numri i të punësuarve Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës pasi vendosi taksë prej 100 për qindë për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, ka pasur një ndikim të madhë tek konsumimi i produkteve vendore dhe tek numri i të punsuarëve e cila është në rritje.

Një hulumtim lidhur me ndikimin e taksës 100% është bërë nga Aleanca Kosovare e Biznesit (AKB) të cilët raportuan se në ekonominë Kosovare nga data 21 nëntorë deri më sot ka pasur një rritje të madhe të konsumimeve të produkteve vendore.

Në këtë hulumtim, AKB thuhet të ketë anketuar 300 kompani të zgjedhura në industrinë ushqimore, tregtare, shërbyese dhe të ndërtimtarisë me 250 konsumatorë të Kosovës. 
Lumnije Ajdini, menaxhere e përgjithshme e AKB-së, bënë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në bazë të hulumtimit del se te bizneset kosovare, masa prej 100 për qind, ka dhënë efekte pozitive për prodhimin vendor.

Prodhimtaria vendore, shton Ajdini, përgjatë kësaj periudhe kohore ka shënuar rritje për 25 për qind.

“Bizneset tregojnë se është rritur shitja e produkteve të tyre përgjatë kësaj periudhe që nga vendosja e taksës 100 për qind, në industrinë ndërtimore 40 për qind, në atë ushqimore 25 për qind, transport 20 për qind, tregti dhe shërbime 5 për qind dhe të tjera 10 për qind, për shkak se prodhuesit e Kosovës kanë rritur kapacitete prodhuese është rritur edhe punësimi”, thotë Ajdini.

Po ashtu, ata deklaruan se edhe kompania Frutex nga Suhareka, ka pasur një rritje shumë të madhe të konsumimit e cila ka rritur edhe kapacitetin e prodhuesve, po ashtu është rritur edhe punësimi.