Rritet interesimi për vaksinim, brenda 24 ore 19 mijë e 538 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19

14.08.2021

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19. Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi. Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda […]

Rritet interesimi për vaksinim, brenda 24 ore 19 mijë e 538 qytetarë vaksinohen kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Në Qendrat e Vaksinimit nëpër komunat e Kosovës, është duke vazhduar procesi i vaksinimit të qytetarëve kundër COVID-19.

Sipas raporteve ditore të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se ditëve të fundit ka interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim kundër këtij virusi.

Në raportin 24 orësh, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda kësaj periudhe kohore në vendin tonë janë vaksinuar 19,538 qytetarë.

Po ashtu nga kjo ministri është bërë e ditur se deri tani me dozën e parë janë vaksinuar 375.909 qytetarë.

Ndërsa sa i përket vaksinimit me dy dozat, bëhet e ditur se deri tani 202.647 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Ndërsa numri total i dozave të administruara është 559.007.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë se tash e sa kohë caktimi i terminit për vaksinim është bërë i mundur edhe për qytetarët mbi moshën 18 vjeçare.