Rritet edhe çmimi i qirinjve, sipas Behramit ndikuan reduktimet e energjisë

30.08.2022

Ish-këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka thënë se janë shtrenjtuar edhe çmimet e qirinjve. Ai, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se ditë më parë një qiri kushtonte 35 centë, ndërkaq tani, pas reduktimeve të planifikuara nga KEDS/KESCO, çmimi është 1.35 euro. “Një qiri, disa ditë më parë ka kushtuar […]

Rritet edhe çmimi i qirinjve, sipas Behramit ndikuan reduktimet e energjisë Foto: Ilustrim

Ish-këshilltari i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka thënë se janë shtrenjtuar edhe çmimet e qirinjve.

Ai, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në Facebook, ka thënë se ditë më parë një qiri kushtonte 35 centë, ndërkaq tani, pas reduktimeve të planifikuara nga KEDS/KESCO, çmimi është 1.35 euro.

“Një qiri, disa ditë më parë ka kushtuar 0.35 cent.

Pasi filluan reduktimet e paraprogramuara të Qeverisë Kurti, një qiri kushton 1.35 euro! Urime!”, ka shkruar ai.