Rritja e dhunës në familje po shihet si fenomen shqetësues, 169 raste vetëm në muajin mars.

Pandemia COVID 19 ka mbyllur shumicën e qytetarëve në shtëpi.

Por, mbase ky izolim solli një problem tjetër në shoqëri.

Kjo për shkak se gjatë kësaj periudhe të karantinimit në shtëpi, është rritur edhe numri i rasteve të dhunës në familje, raporton T7

Sipas policisë së Kosovës, vetëm në muajin mars prej kur u shfaq rasti i parë me virusin korona, janë raportuar 169 raste të dhunës në familje, pak më shumë se 2 muajt e parë të vitit.

Rastet kanë vazhduar të shtohen edhe në muajin prill.

E shumë prej atyre që kryen këtë vepër përfunduan në zyrat e organeve të drejtësisë.