Rritet çmimi i banesave për 200 euro për një metër katror
Ngritja e çmimit të produkteve baze të ndërtimit ka ndikur në këtë kosto të banesave. Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve dhe materialit ndërtimor, Brahim Selimaj, thotë se ngritja e çmimit të armaturës në tregun Europian vërehet për 60%, por që edhe Kosova fuznizohet me armaturë nga Ukraina gjë që ka ndikuar skajshmërisht në koston e […]
Ngritja e çmimit të produkteve baze të ndërtimit ka ndikur në këtë kosto të banesave.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve dhe materialit ndërtimor, Brahim Selimaj, thotë se ngritja e çmimit të armaturës në tregun Europian vërehet për 60%, por që edhe Kosova fuznizohet me armaturë nga Ukraina gjë që ka ndikuar skajshmërisht në koston e ndërtimit.
“Ngritja e çmimit të armaturës në tregun Europian për shkaqë të luftës në Ukrainë , sepse tregu Kosovar furnizohet nga Ukraina dhe nga Rusia, për atë edhe kosoto e 1m katror të banesës krahasuar me vitin e kaluar është 200euro më e lartë, ky trend nuk dihet se ku do të ndalet, dhe forma se si do të levizin çmimet në tregun europian”, tha Selimaj, transmeton RTK.
Edhe afaristi, Jahir Morina tha se ngritja e çmimit të materialeve ndërtimore ka ndikuar në ngritjen e çmimit të banesave.
Për shtrenjtimin e çmimeve të materialeve ndërtimore për 20% dëshmojnë edhe të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, si pasojë , kostoja e ndërtimit ka shënuar rritje për 16 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020.