Rriten shifrat, 75 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

06.07.2020

152 raste të reja janë konfirmuar mbrëmë si të prekur me COVID-19. Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 3 mijë e 508 raste gjithsej. Të dielën më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i […]

Rriten shifrat, 75 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

152 raste të reja janë konfirmuar mbrëmë si të prekur me COVID-19.

Kësisoj numri i të infektuarve ka shkuar në 3 mijë e 508 raste gjithsej.

Të dielën më 05 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 324 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 152 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.