Rriten rastet e kontrabandimit me emigrantë, 20 të arrestuar

Rriten rastet e kontrabandimit me emigrantë, 20 të arrestuar
Fisnik Sadiku

19.07.2021 / Lajme

U.d të Drejtorit të Departamentit për Kufi, Kolonel Ragip Bunjaku, gjatë ditës së sotme ka raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Bunjaku përgjatë këtij raportimi në këtë komision, ka thënë se gjatë këtij viti janë arrestuar 20 persona që kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e emigrantëve.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se në këto raste kontrabandimi, 28 persona kanë qenë të kontrabanduar.

Gjithashtu, Kolonel Bunjaku ka shtuar se me kompetenca të plota e mbikëqyrin territorin e Kosovës duke thënë se është i sigurt.

“Kontrabandim me mallra në këtë gjashtë mujor kemi 72 rasteve krahasuar me vitin 2018 kemi pasur 32, ndërsa kontrabandim me kafshë nga 37 në vitin 2019 tani kemi vetëm 7 raste”.

“Sa i përket rasteve tjera numri i të arrestuarve këtë vit i kemi 20 në lidhje me kontrabandimin me emigrantë ndërsa 28 viktima kanë qenë të kontrbanduara. Kemi raste të zbuluara këtë vit edhe të kërpudhave dhe ne e dimë që ato janë shumë të rrezikshme”.

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit