Rriten rastet e infektimeve, për 24 orë 42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

27.07.2021

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,987 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk […]

Rriten rastet e infektimeve, për 24 orë 42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,987 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 42 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga ky virus.

Numri total i rasteve pozitive është 108,073 raste prej 720,593 personave të dyshimtë për virusin SARS CoV-2 pozitiv dhe 2,265 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë (10), Ferizaj (8), Klinë (6), Gjilan (4), Fushë Kosovë (2), Prizren (2), Vushtrri (2), Podujevë (2), Gllogoc (1), Graçanicë (1), Mitrovicë (1), Pejë (1), Gjakovë (1) dhe Viti (1).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 16 qytetarë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 105,613.

Të shëruarit nga COVID-19 janë nga këto komuna: Gjilan (15) dhe Fushë Kosovë (1).

Në total numri i rasteve aktive është 195.