Rriten pagat e asambleistëve komunalë

29.01.2019

Pritet që së shpejti të miratohet projektligji për paga në Kuvendin e Kosovës, dhe sipas atij projektligji, pagat e asamblistëve komunalë, pagat e tyre do të rriten rreth 78 euro, ku parashihet që ky projektligj të miratohet më 31 Janar të këtij viti. Sipas, informacioneve të shumta, paga e tanishme e asamblistëve komunalë është rreth […]

Rriten pagat e asambleistëve komunalë Foto: Ilustrim

Pritet që së shpejti të miratohet projektligji për paga në Kuvendin e Kosovës, dhe sipas atij projektligji, pagat e asamblistëve komunalë, pagat e tyre do të rriten rreth 78 euro, ku parashihet që ky projektligj të miratohet më 31 Janar të këtij viti.

Sipas, informacioneve të shumta, paga e tanishme e asamblistëve komunalë është rreth 220 euro, por nëse ky projektligj miratohet në Kuvendin e Kosovës, dhe paga e tyre do të rritet, koeficienti i tyre do të bëhet 1.25 që i bie të marrin pagën 298 euro.

Dhe sipas këtyre informatave, asamblistët janë pro miratimit të projektligjit për paga sepse është në të mirë të tyre, ndërsa kundër këtij projektligji janë mësimdhënësit, kirurgët, shërbyesit civil, dhe ortopedët.

Po ashtu, parashihet se projektligji për paga që do të bëhet rritja e asamblistëve, ata do të jenë me pagë të barabartë me një mekanik, elektricist, instalues uji, dhe pozita të tjera që janë pjesë nëpër institucione të administratës publike.