Rriten normat e interesit për kredi, Autoritetit të Konkurrencës i kërkohet të hetojë bankat komerciale

  • 17.09.2022
Rriten normat e interesit për kredi, Autoritetit të Konkurrencës i kërkohet të hetojë bankat komerciale

Normat e interesit bankar ditëve të fundit kanë filluar t’i rritin disa banka komerciale në vendin tonë.

Rritja e normave të interesit bankar po arsytohet se “si rrjedhojë e rritjes së normës në Euribor-it në tregun evropian”.

Ndonëse ekspert financiar kanë edhe dyshime për këtë rritje, për çka edhe kërkojnë të hetohen bankat komerciale nga Autoriteti i Konkurrencës për ndonjë marrëveshje të fshehtë mes bankave.


Shumica e bankave të Kosovës dhe Shoqata e Bankave vazhdojnë të heshtin për vendimet që mund të kenë marrë për rritjen e kostos së kredive për qytetarët dhe bizneset.


Bankat në Kosovë përveç kredive me norma fikse, ofrojnë edhe kredi me norma variabile të ndryshueshme të interesit. Në rastin e kredive me normë variabile, referencë për normë të aplikueshme në të ardhmen, ato kryesisht përdorin Euriborin.

Por, sipas raportit të fundit të BQK-së, fitimi neto i bankave komerciale prej muajt janar deri në fund të korrikut, ka qenë 83.1 milionë euro.

Në Raiffeisen Bank në Kosovë, kanë pranuar se do të ketë rritje të normave interesit për kredi, por sipas tyre kjo ngritje nuk i prek të gjithë klientët e tyre.

“Në pajtueshmëri me legjislacionin dhe rregullativën e aplikueshme në Kosovë, Banka Raiffeisen në Kosovë ofron kredi me normë të interesit fikse dhe normë të interesit variabile. Kreditë me normë të interesit variabile janë të lidhura me ndryshimet e EURIBOR, prandaj edhe ndryshimet e fundit të EURIBOR do të reflektohen në normën e interesit vetëm për këto kredi. Gjithsesi, për ndryshimet e tilla, Banka do t’i njoftojë me kohë klientët që kanë kredi me normë të interesit variabile”, ka thënë në një përgjigje me shkrim Iliriana Tahiraj, zëdhënëse në këtë bankë.

Në Bankën Qendrore të Kosovës(BQK), thonë se për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto, interesi dhe kësti, ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës nuk ka kompetenca të politikës monetare, andaj normat e interesit përcaktohen nga dinamikat globale në normat e interesit, si dhe nga faktorë tjerë të shumtë në tregun e brendshëm. Për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto/interesi/kësti; ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit, varësisht nga ndryshimi i normës referente, kryesisht Euribor-it”, thotë zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti në një përgjigje me shkrim.

Eksperti financiar, Florin Aliu thotë për KosovaPress, se nëse ka marrëveshje prej bankave komerciale në vend që të rriten normat e interesit, Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë duhet t’i hetojë. Autoriteti në fjalë ende nuk ka kthyer përgjigje për KosovaPress, se mund të ketë nisur ndonjë hetim ndaj bankave.

“Çmimet janë në rritje, bankat mbrohen prej këtij rrisku, duke i rritë çmimet e produkteve që i ofron duke rritë normën e interesit. Mirëpo, nëse ka dyshime që këto norma të interesit janë të harmonizuara prej bankave, atëherë ekziston Autoriteti i Konkurrencës që e identifikon këtë, mirëpo nuk mundet Qeveria me vendosur çmime tavan si te nafta, si te bankat, sepse nuk zgjidhet asgjë hiq, por vetëm bëjmë dëme brenda sistemit. Në anën tjetër, mendojmë që i ndihmojmë dikujt megjithëse nuk është duke i ndihmuar askujt, por vetëm bëjmë dëme. Ky është sistemi i vetëm që e kemi zgjedhur, përveç shumë të mirave që i ka, i ka edhe problemet e veta. Hapja e ekonomisë nënkupton që mundet me u importuar edhe inflacioni edhe krizat tjera ekonomike”, thotë ai.

Megjithatë, eksperti Aliu thekson se Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave, duhet të jenë më transparente dhe të njoftojnë qytetarët për çdo ndryshim të çmimeve.

“Mendoj se në raport me këtë problem duhet me u analizuar shumë mirë, unë nuk është që kam parë diçka ndonjë deklaratë të Bankës Qendrore ose të Shoqatës së Bankave që tregon për rritjen e normave të interesit. Tash të presim, nëse ndodhë ajo të analizojmë dhe të tregohet pse janë rritë. Çka ka ndodhur, a janë rritur kreditë e këqija apo çka ka ndodhur, për arsye se janë shumë lojtarë brenda tërësish së përgjithshme të cilët duhet me u analizuar”, thotë ai.

Ndërkaq, profesori në Fakultetin Ekonomik, Nagip Skënderi thotë se ka një rritje të normës së interesit për kredi, por kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa konkrete për të mbështetur qytetarët.

Madje, pakon e fundit të prezantuar nga Qeveria për përballimin e inflacionit, profesori Skënderi e ka quajtur një lëmoshë për qytetarët.

“Me insistimin respektivisht rekomandimin e Bankës Qendore tash kemi edhe një rritje të normës së interesit, kështu që sektori financiar është duke u munduar që në një farë mënyre ta rikuperoj vetveten, edhe pse do të jetë shumë vështirë, sepse pasojat e krizës globale do të ndihen pashmangshëm si në sektorin real ashtu edhe në sektorin financiar. Prandaj për këtë do të duhej që qeveria të ndërmerr masa konkrete dhe të mos mendojë që me pako prej 50 euro ose 100 euro në formë lëmoshe apo ndihme t’i ndihmojë qytetarët, sepse ato janë një ndihmë për një muaj dhe jo në aspektin e përgjithshëm. Prandaj kërkohet të bëhet rritja e pagave konform rritjes së inflacionit”, ka thënë ai.

Euribor-i (Norma NdërBankare e Afatizimeve në Eurovë) janë norma të interesit mbi depozitat/afatizimet me afate të ndryshme maturimi (përfundimi) që përcaktohen nga një panel i disa bankave elitare të mëdha në tregjet e parasë (kryesisht evropiane)./KP/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë