Trajnimi ka për qëllim të përforcojë aftësitë e hetuesve në hetimin e trafikimit të paligjshëm të armëve, përdorimin e teknikave OSINT, analizën e kriptovalutave dhe aftësi të tjera digjitale që ndihmojnë policinë të gjurmojë dhe reagojë ndaj kërcënimeve të reja në hapësirën online.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të Udhërrëfyesit Rajonal për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta 2025-2030 dhe është dëshmi e angazhimit të përbashkët për bashkësi më të sigurta dhe bashkëpunim më të fortë rajonal.

Në trajnim po marrin pjesë hetues nga të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë, të cilët do të forcojnë aftësitë praktike dhe do të jenë më të përgatitur për zbatimin e ligjit, duke parandaluar dhe hetuar aktivitetet e paligjshme që cenojnë sigurinë publike.