Që nga dita e sotme, çmimet për kalimin në rrugët e Serbisë janë rritur.

12% do të jetë çmimi më i lartë për kalim në secilën autostradë në shtetin fqinj.

Rritja e çmimit për tarifat u përcaktua nga ndryshimet në Ligjin mbi Tarifat për Përdorimin e Mallrave Publike, e cila u miratua para pak javësh në parlamentin serb.

Çmimet do të variojnë varësisht nga kategoria e automjeteve.

Ky vendim pritet të prekë edhe diasporën kosovare të cilët janë në numër të madhë që e shfrytëzojnë ardhjen në Kosovë përmes autostradave në Serbi.