Rriten çmimet e pemëve, bukës dhe energjisë elektrike gjatë qershorit në Kosovë

12.07.2021

Buka, pemët dhe energjia elektrike shënojnë rritje të çmimeve gjatë muajit qershor në Kosovë. Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), qershor 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar (0.0%) në muajin qershor […]

Rriten çmimet e pemëve, bukës dhe energjisë elektrike gjatë qershorit në Kosovë Foto: Ilustrim

Buka, pemët dhe energjia elektrike shënojnë rritje të çmimeve gjatë muajit qershor në Kosovë.

Kështu thuhet në raportin “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), qershor 2021”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte i pandryshuar (0.0%) në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin maj 2021.

Përkundër mosndryshimit në muajin qershor 2021 të indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit, krahasuar me muajin maj 2021, vërehen disa ndryshime të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it. Rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet: qumësht, djathë dhe vezë (-1.5%); perime (-9.2%); pije alkoolike (-2.0%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.5 për qind) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (0.6%); mish (0.2%); vajra dhe yndyra ushqimore (1.2%); pemë (3.6%); energjia elektrike (12.1%); në periudhën janar – maj 2021 ishte për 0,0061 cent më e lirë sipas Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.5 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2021 me muajin qershor 2020 ishte 2.4%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.4 për qind në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin qershor 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.8%); vajra dhe yndyrat ushqimore (27.6%); duhan (4.3%); gaz (5.7%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1.5%); pajisje shtëpiake (1.9%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (24.0%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informative (2.7%); pushime të organizuara turistike (3.7%); kujdes personal (1.5%); shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.7 për qind në IHÇK.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-13.2%); pajisje telefonike dhe të telefaksit (-8.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3 për qind) në IHÇK.