Rriten çmimet e konsumit, buka 1.6%, duhani 4.5%, vajra e yndyra 23.2%…

10.06.2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj 2021, viti bazë 2015=100 Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.2%) në muajin maj 2021. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare […]

Rriten çmimet e konsumit, buka 1.6%, duhani 4.5%, vajra e yndyra 23.2%…

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin maj 2021, viti bazë 2015=100

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte (-0.2%) në muajin maj 2021.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej (-0.2%) në muajin maj 2021, krahasuar me muajin e kaluar, prill 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (-6.6%); pije alkoolike (-1.0%); shërbime për transport (-2.2%) “rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror”, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore (3.2%); pemë (1.3%); karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (0.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1 për qind në IHÇK.

Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin maj 2021 me muajin maj 2020 ishte 2.0%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2.0% në muajin maj 2021, krahasuar me muajin maj 2020. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.6%); vajra dhe yndyra ushqimore (23.2%); pije alkoolike (1.8%); duhan (4.5%); gaz (6.4%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (2.7%); pajisje shtëpiake (1.6%); produkte farmaceutike (1.7%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (25.6%); shërbime telefonike dhe të telefaksit (20.3%); shërbime hoteliere (1.0%); kujdes personal (1.7%);  dhe shërbime financiare (4.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.7 për qind në IHÇK.

LEXO EDHE:  ASK: Numri i ndërmarrjeve dhe i të punësuarve shënoi rritje në vitin 2023

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.3%); pemë (-16.1%); energji elektrike (-10.6%) –(zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021); pajisjet telefonike dhe të telefaksit (-4.0%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK.

indeksi-i-harmonizuar-i-cmimeve-te-konsumit-ihck-maj-2021

Etiketat