Rriten çmimet e derivateve në Kosovë

Edhe pse çmimet e derivateve të naftës në Kosovë ishin të larta, ato sërish kanë shënuar ngritje. Aktualisht në Kosovë çmimi i naftës sillet rreth 0.85 centë, kurse benzina 0.84 centë.

Në Shoqatën e Naftëtarëve kanë deklaruar se në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur me organizatën OPEC, është vendosur që të reduktohet prodhimi i derivateve, ku me këtë rast çmimet do të shënojnë rritje.

“Çmimet në Kosovë sot sillen për dizellin 0,85 cent, ndërsa për benzinën 0,84 cent. Në fillim të këtij muaji në takimin e mbajtur të organizatës OPEC u vendos që të reduktohet prodhimi i derivateve ku kur të kemi reduktim, çmimet rriten. Çmimet e rritjes kanë reflektu edhe te ne në Kosovë. Kemi rritje te çmimit me shumicë por me pakicë nuk kanë lëvizur”, kanë deklaruar nga kjo shoqatë.

LEXO EDHE:  Deri në 5 zëvendësministra për ministri në Qeverinë Hoti, pritet rritje e numrit

Sipas kësaj shoqate, humbjet gjatë kohës së pandemisë kanë qenë të mëdha.

“Sa i përket sektorit te naftës gjate kësaj pandemie humbjet kanë qenë të mëdha ky sektor e ka mbushë buxhetin e Kosovës mbi 30%. Gjatë pandemisë ky sektor ka punuar me kapacitet 10 deri 20%. Rast konkret në vitin e kaluar ne këtu kohë brenda 24 orëve kanë hy rreth 120 autobota ndërsa sot hyn përafërsisht 30 deri në 40 autobota. Përveç bizneseve qe janë dëmtuar edhe te hyrat e shtetit janë shumë ma te ulëta”, thuhet në përgjigjet e Shoqatës së Naftëtarëve.