Herolind Bytyçi
14.05.2019, 17:30

[VIDEO] Rreziku nga vërshimet, Bali Muharremaj me çizme në terren

Ndonëse ende nuk është raportuar për ndonjë situatë të eskaluar të vërshimeve nga reshjet e shiut, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së martë ka inspektuar territorin e Komunës së Suharekës në vendet ku mund të ketë vërshime.

Në një raportim të T7 Muharremaj ka deklaruar se komuna e Suharekës është bërë gati për ndonjë vërshim të mundshëm. Por para se të niset në terren Bali Muharremaj në veturën e tij zyrtare kontrollon nëse me vete ka çizmet.

Muharremaj së pari kontrollon kanalin e Dybiçakut që është ndërtuar së fundmi për të ndihmuar zbrazjen e vërshimeve të lumit Toplluha në rast të vërshimeve.

LEXO PO ASHTU:  Ramush Haradinaj viziton Suharekën

Më tutje Muharremaj ka inspektuar edhe lumin që vie nga Reqani i cili nga reshjet e shumta vërshonte qytetin.