Rreziku nga koronavirusi, policët në Aeroportin e Prishtinës vendosin maska

26.02.2020

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë vendosur maskat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kjo për shkak të gjendjes alarmante që është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë para dy ditëve pas përhapjes së koronavirusit. Ekipe mjekësore nga Klinika Infektive po qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës si dhe në pikat kufitare, ku janë në shërbim 24 orë […]

Rreziku nga koronavirusi, policët në Aeroportin e Prishtinës vendosin maska Foto: Ilustrim

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë vendosur maskat në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kjo për shkak të gjendjes alarmante që është shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë para dy ditëve pas përhapjes së koronavirusit.

Ekipe mjekësore nga Klinika Infektive po qëndrojnë në Aeroportin e Prishtinës si dhe në pikat kufitare, ku janë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve.

Në Kosovë gjatë ditës së djeshme tre persona që kishin ardhur nga Italia ishin dyshuar se kishin simptoma të virusit, por që rezultatet më vonë të shpallura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dolën të jenë negative.