Rreth 511 familje në Suharekë jetojnë me social

Numri i familjeve që janë përfituese të skemës sociale nuk po zvogëlohet.
Për çdo vit, pothuajse, numri i atyre që përfitojnë nga ndihma sociale sjellët rreth 25 mijë në tërë Kosovën.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bazuar në gjendjen e muajit qershor, numri i familjeve që kanë përfituar prej socialit ishte 24 mijë e 767 familje.
Sipas këtij raporti, pra mbi 24 mijë familje me gjithsej 100 995 anëtarë, kanë qenë përfitues të kësaj skeme.
Por duke shikuar listat e të gjitha komunave, në Komunën e Suharekës rreth 511 familje jetojnë me social.
Kjo tregon se numri i familjeve që jetojnë me social dhe kushte të vështira ekonomike nuk po ulët.
Ndërsa, prej këtyre afër 25 mijë familjeve, numri më i madh i familjeve me social ishin në komunën e Mitrovicës.
Sipas të dhënave, gjithsej 2,324 apo 9.4% të numrit të përgjithshëm janë familje nga Mitrovica.
Edhe, numri më i madh i anëtarëve ishte në këtë komunë me gjithsej 9,677 apo 9,6 % e numrit të përgjithshëm.
Më poshtë lista e plotë e të gjitha komunave, familjet e se cilave jetojnë me social.
