Rreth 48% e shqiptarëve të Kosovës nuk e duan bashkimin me Shqipërinë

Sot, u publikua raporti “Zëri i Popullit rreth finalës së madge ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, ku thuhet se rreth 48% e shqiptarëve të Kosovës nuk e duan bashkimin me shtetin fqinjë, Shqipërinë.

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka publikuar sot raportin “Zëri i Popullit rreth finales së madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Të gjeturat e këtij raporti tregojnë se a duan shqiptarët të bashkohen me Shqipërinë në rast se Serbia e njeh Kosovën, njofton Klan Kosova.

Rreth 48% e shqiptarëve nuk e duan bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa 43% duan që ky bashkim të ndodh, shkruan gazeta “Zëri”.

RAPORTO