Rreth 300 pjestarë të ROSU shkojnë në Mitrovicë
- 22.11.2018
- 0 komente
Ndonëse zyrtarisht nuk dihet arsyeja e dërgimit të Njësisë elitare të Policisë së Kosovës, vetëm një ditë pas vendimit të Qeverisë për rritjen e taksës për 100% për produktet serbe, burimet thonë se ata janë në gjendje gatishmërie.

“Rreth 300 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë dërguar në jug të Mitrovicës. Ata janë në pritje të vendimit nga Ministri i Brendshëm dhe Kryeministri për hapat e mëtutjeshëm, pa përjashtuar edhe shkuarjen në veri”,thotë ky burim, ndonëse nuk qartëson saktësisht arsyen e “stacionimit” të njësisë ROSU, raporton GazetaBlic.
Ndërkohë zyrtarisht as nga Policia e Kosovës e as nga Qeveria nuk kanë dhënë detaje në lidhje me këtë “stacionim” të ROSU-s në jug të Mitrovicës
Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në takimin që ka pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ka thënë se janë në dijeni për lëvizjen e trupave të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
KOMENTE0
Leave a Reply