Rreth 3 500 zyrtarë të lartë e kanë deklaruar pasurinë, afati përfundon të mërkurën

29.03.2021

Deri në ditën e mërkurë ztrtarët e lartë kanë afat të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK). Deri më tani rreth 3 mijë e 500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në këtë agjenci, ndërsa numri i përgjithshëm është 4 mijë e 850. Afati për deklarimin e pasurisë kishte filluar me datën 1 […]

Rreth 3 500 zyrtarë të lartë e kanë deklaruar pasurinë, afati përfundon të mërkurën Foto: Ilustrim

Deri në ditën e mërkurë ztrtarët e lartë kanë afat të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Deri më tani rreth 3 mijë e 500 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë në këtë agjenci, ndërsa numri i përgjithshëm është 4 mijë e 850.

Afati për deklarimin e pasurisë kishte filluar me datën 1 mars ndërsa sipas ligjit ky afat kohor duhet të përfundojë me datën 31 mars, kështu ka bërë të ditur Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në (AKK), Afrim Atashi për EkonomiaOnline.

“Sa i përket deklarimit të pasurisë siç dihet ka filluar me datën 1 mars dhe përfundimi sipas ligjit është me datën 31 mars, deri më tani nuk e kanë deklaruar një pjesë e madhe, diku i kemi afërsisht rreth 3500 zyrtarë të lartë ndoshta edhe më pakë por jemi në proces të grumbullimit për shkak se po vinë përmes e-maileve dhe jemi duke i përpunuar rreth 3 500 euro nga numri i përgjithshëm sa është 4 850”.

Po ashtu ai ka theksuar se AKK-ja ka paraparë që sipas ligjit të gjithë personat të cilët nuk e deklarojnë pasurinë do të paraqitet kallëzim penal ndaj tyre.

Ndër të tjerash Atashi ka shtuar se si Agjenci presin që deri në fund të afatit të deklarojnë pasurinë e tyre e të gjithë zyrtarët e lartë publik.