Rreth 29 mijë kosovarë të pajisur me armë, vetëm gjatë vitit 2020 gati 6 mijë aplikime për leje

22.01.2021

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë vitit që lamë pas, gati 6 mijë kërkesa u parashtruan për blerjen e armëve, ku prej tyre 3 mijë e 708 kanë marrë përgjigje pozitive. Sipas MBP-së gjithsej 5 mijë e 585 kërkesa kanë qenë për blerje të armës me qëllim gjuete apo sporti. “Kërkesa për blerje […]

Rreth 29 mijë kosovarë të pajisur me armë, vetëm gjatë vitit 2020 gati 6 mijë aplikime për leje Foto: Ilustrim

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë vitit që lamë pas, gati 6 mijë kërkesa u parashtruan për blerjen e armëve, ku prej tyre 3 mijë e 708 kanë marrë përgjigje pozitive.

Sipas MBP-së gjithsej 5 mijë e 585 kërkesa kanë qenë për blerje të armës me qëllim gjuete apo sporti.

“Kërkesa për blerje të armës me qëllim gjuetie apo sporti  kanë qenë gjithsejtë 5.858, ndërsa 3.708 prej tyre kanë blerë armë dhe janë pajisur me leje gjuetie-sport”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për IndeksOnline.

Ndërsa për vazhdimin e lejës, kërkesë kanë bërë rreth 1 mijë e 192 persona.

Po ashtu nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se të pajisur me armë janë rreth 29 mijë persona.

Për të marrë leje për armë, duhet plotësuar disa kritere:

Kërkesa e personit fizik për blerjen e armës

1. Pëlqimi për blerjen e armës mund t’i lëshohet personit fizik në bazë të kërkesës së paraqitur, nëse i plotëson kushtet si në vijim:

2.  1.1. të ketë mbushur moshën 21- vjeçare;

3. 1.2. të posedojë aftësi të plotë ligjore për veprim;

4. 1.3. të posedojë aftësi psiko-fizike;

5. 1.4. të mos paraqesë rrezik për vetëveten, për rendin publik dhe sigurinë publike;

6. 1.5. të ketë të kryer testin teorik dhe praktik për përdorimin e armës;

7. 1.6. të jetë shtetas i Republikës së Kosovës ose i huaj me qëndrim të përhershëm të lejuar në territorin e Republikës së Kosovës, përveç nëse me marrëveshje ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe;

8. 1.7. të ketë dëshminë për anëtarësi të rregullt i certifikuar si gjahtar pranë subjektit të gjahtarëve. Ky kriter vlen vetëm për rastet kur blerja e armës është për qëllim gjahu;

9.  1.8. të deklarojë arsyen për blerjen e armës, sipas nenit 11 të këtij ligji.