Bizneset Vende Pune Ofertat

Rreth 200 operacione në ditë po anulohen për arsye të grevës së kirurgëve

Rreth 200 operacione në ditë po anulohen për arsye të grevës së kirurgëve

10.01.2019 Lajme

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) rreth 200 operacione kryhen në ditë, por ato operacione janë duke u anuluar për arsye të grevës së mjekëve kirurgë, që ka filluar tash e 3 javë.

Kjo grevë u organizua nga Federata Sindikale e Shëndetësisë e cila hyri në fuqi më 26 Dhjetor 2018 dhe zgjati hiq më pakë se 72 orë. Ku më pas Blerim Syla, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, pasi u takua me zyrtarë qeveritarë ka hapur rrugën për dialog sociale, ku dha urdhër që greva të ndalohet.

Por, mjekët kirurgë insistuan që ta vazhdojnë këtë grevë, kërkesa e tyre ka të bëjë me rritjen e pagave përmes miratimit të Projektligjit për pagat, kjo kërkesë aktualisht është në procedurë të miratimit.

Sipas një njoftimi nga një kirurg i quajtur Arbër Morina, për Radio Evropa e Lirë tha se kirurgët kanë vendosur që greva të mos ndërpritet, kësaj greve i janë bashkuar 157 kirurgë nga e gjithë Republika e Kosovës.

Kirurgi Arbër Morina tha se: “Arsyeja pse kolegjiumet profesionale të kirurgëve jemi në grevë është se Sindikata asnjëherë nuk na ka përfaqësuar denjësisht apo më saktë, asnjëherë nuk e ka çuar deri në fund kërkesën e profesionistëve shëndetësorë, andaj edhe shëndetësia është në gjendjen që është”.

“Ne jemi kolegjium profesional i pa politizuar, pa ngjyrime politike dhe jemi grupi më i madh i intelektualëve të Kosovës. Jemi 157 kirurgë terciarë dhe nuk jemi grup i vogël, dhe nëse quhemi grup i vogël, është për të ardhur keq”, tha Morina.

Sipas Morinës, për këto 20 vjet pas luftës, kirurgët kanë bërë shumë, andaj nënvizon ai, ka ardhur koha që kjo punë të vlerësohet.
Qeveria pret që grevat në sektorin e shëndetësisë të ndërpriten, në mënyrë që t’i jepet shans dialogut rreth rritjes së pagave, sipas Projektligjit aktual i cili po pret miratimin nga Kuvendi i Kosovë.

Sigurimi Internacional

Ofertë speciale
Theranda Basket OJQ Sport Rr Brigada 123,
Kosovë
Lami Palace Gastronomi Rr. Brigada 123, Shirokë, Suharekë,
Kosovë
Prime Led Sh.p.k Marketing / Web Brigada.123,
Kosovë
SuharekaOnline Media Rr. Brigada 123, pn, 23000 Suharekë,
Kosovë
Arkitekturë dhe Dizajn
Architecture/ Interior Design
Suharekë4 vende28 ditë

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë sot dhe paguaj me këste deri në 12 MUAJ.

Fabrika e Mobileve "TE NASERI"

Mobilo shtëpinë deri në 10,000 € me mundësi pagese deri në 36 muaj.

New Born Master

Kualifikohu për KODIN 95 në Maribor-Slloveni për kategorinë C, CE, D!
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë