Në një hulumtim të bërë për armët ilegale në Kosovës thuhet se në duart e qytetarëve të Kosovës ekzistojnë rreth 200 mijë armë ilegale. Kjo paraqet rrezik për jetën e qytetarëve.

Është realizuar një fushatë për aplikim për legalizimin e armëve, ku lancimi i kësaj fushate u bë nga muaji dhjetor i vitit 2018 e cila do të vazhdon deri në muajin qershor.

Armëmbajtja pa leje në Kosovë, vazhdon të jetë një fenomen shqetësues dhe që paraqet një rrezik serioz për jetën e qytetarëve. 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB), i cili është edhe Koordinator Nacional për Armë të Vogla dhe të Lehta, Izmi Zeka tregoi se duke u bazuar në disa statistika, në Kosovë janë mbi 200 mijë armë ilegale.

Gjatë periudhës sa do të bëhet ky legalizim, neni 374 i Kodit Penal do të pezullohet, nga i cili qytetarët do të mund të dënoheshin me gjobë deri në pesë vjet burg, nëse zihen me armë të palegalizuar.

Sipas Zekës që nga muaji janar, interesimi për legalizim të armëve është shtuar.

Në anën tjetër, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në dymujorin e vitit 2019 janë konfiskuar 236 armë dhe 3114 municione të kalibrave të ndryshme.

Kostoja totale për legalizim, përfshirë kontrollet shëndetësore, vërtetimet, trajnimin dhe lejen, arrin vlerën e rreth 300 eurove.