Nga 20 deri në 50 minuta pritje për të dal nga Kosova, gjendja aktuale nëpër pika kufitare

02.01.2021

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë, Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare. Bazuar […]

Nga 20 deri në 50 minuta pritje për të dal nga Kosova, gjendja aktuale nëpër pika kufitare Foto: Ilustrim

Mërgimtarët të cilët erdhën në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre kanë filluar të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë,

Në disa pika kufitare, janë krijuar edhe kolona dhe mërgimtarëve po iu bie të presin gjatë në kufi. Gjendja më e rënduar është në pikën kufitare në Merdare.

Bazuar në publikimin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët duhet të presin 20-50 minuta për të dal nga Kosova, përmes pikëkalimit kufitar në Merdare. Në këtë pikë kufitare, kolona është 300 metra.

Po kaq shumë iu duhet të presin edhe te Dheu i Bardhë. Ndërkohë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 3 deri në 5 minuta.