Rreth 1 mijë armë pa leje në Kosovë

20.12.2018

Organizimi i një koference për media e organizoi Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) të cilët lansuan fushatën, për arsye të legalizimit të armëve slogani i kësaj fushate është “me letra”, ky ligj hyri në fuqi nga 17 Dhjetor 2018 e cila vlen për 6 muaj deri më 17 Qershor 2019. Izmi Zeka, i cili […]

Rreth 1 mijë armë pa leje në Kosovë Foto: Ilustrim

Organizimi i një koference për media e organizoi Ministria e Punëve të Brendshme (MBP) të cilët lansuan fushatën, për arsye të legalizimit të armëve slogani i kësaj fushate është “me letra”, ky ligj hyri në fuqi nga 17 Dhjetor 2018 e cila vlen për 6 muaj deri më 17 Qershor 2019.

Izmi Zeka, i cili është koordinator i strategjisë për kontrollimin e armëve të vogla dhe eksplozivëve, tha se për Kosovën është shumë e rëndësishme ky proces dhe është një prioritet të MPB në adresimin e saj për kontrollin e armëve të vogla dhe të lehta, nga 17 Dhjetor të gjithë qytetarët mund të aplikojnë për legalizimin e armëve të tyre të gjitha informatat për legalizim mund ti marrin nga Policia e Kosovës.

Zeka shtoi se Kosova bëri progres në kontrollin e armëve ende është mbetur sfidë kontrollimi i armëve, ku Policia e Kosovës njoftoi se kanë sekuestruar rreth 14 mijë armë.

Zeka po ashtu tha se këto armë të lehta dhe të vogla mund të ndikojnë në kërcënimin e qytetarëve të Kosovës dhe jetën e tyre, po ashtu edhe gjendjen socioekonomike.

Zeka bëri të ditur se: “31 vrasje janë kryer nga armët e zjarrit. Kemi konfiskuar armë edhe pse ky trend i konfiskimit ka rënë. Në vitin 2017 kemi 1200 armë të konfiskuara, kurse ne vitin 2018 kemi 1171 armë rreth 13 mijë copë municione dhe këto shifra tregojnë se kemi sasi të madhe të armëve që i posedojnë qytetarët”.