Rohde: Mediat duhet të mbrohen, jo të kontrollohen

03.05.2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterët Pa Kufij” për indeksin e lirisë së shtypit, ku Kosova renditet në vendin e 99 që shënon një rënie për 19 vende.

Rohde: Mediat duhet të mbrohen, jo të kontrollohen Foto: Ilustrim

Rode, në një postim në platformën X, thotë se mediat si shtylla e katërt e demokracisë duhet të mbrohen, jo të kontrollohen.

Ai thotë se në Kosovë media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal dhe njëkohësisht përmend rënien për 19 vend, njëherësh kërkon kthesë në këtë drejtim.

“Mediat shpesh përmenden si shtylla e katërt e demokracisë dhe duhet të mbrohen, jo të kontrollohen.

Në Kosovë, media ka një pozicion të mirë në krahasimin rajonal.

Megjithatë, raporti i sapo publikuar nga Reporterët pa Kufij (Reporters Without Borders / RSF), tregon një rënie alarmante me 19 vende që nga viti i kaluar. Nevojitet një kthesë!”, ka shkruar Rohde.