Rohde: Kemi kërkuar nga Serbia ta arrestojë Radojçiqin, kjo nuk ka ndodhur

24.05.2024

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij ka kërkuar nga Serbia arrestimin e Millan Radojciq, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. Ai, në “Debat Plus”, tha se Serbia duhet t’i kryejë detyrat e saj të shtëpisë. “Gjatë gjithë kohës kërkojmë nga Serbia arrestimin e udhëheqësit të […]

Rohde: Kemi kërkuar nga Serbia ta arrestojë Radojçiqin, kjo nuk ka ndodhur Foto: Ilustrim

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se shteti i tij ka kërkuar nga Serbia arrestimin e Millan Radojciq, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Ai, në “Debat Plus”, tha se Serbia duhet t’i kryejë detyrat e saj të shtëpisë.

“Gjatë gjithë kohës kërkojmë nga Serbia arrestimin e udhëheqësit të supozuar Radojçiq, kjo nuk ka ndodhur ende. Serbia nuk ka hapur asnjë kllaster për anëtarësim që disa vite. Ka diskutime intensive, Serbia është përfshirë në detyrimet e marrëveshjet e Ohrit e Brukselit, janë futur në kapitullin 35, janë vendosur detyrat e shtëpisë. Masat janë vendosur për mosveprimeve apo mosdëgjimit të keshillave tona. Jemi në favor të largimit gradual”, tha ai.